Shkruar nga Ylvi RROJI
Sabion Bizi, lideri I ri që po fiton zemrat e Shkodrës dhe shkëlqen me fanellën e Vllaznisë.
Futbolli shkodran ka një histori të madhe, të ndërtuar nga breza lojtarësh që kanë nderuar fanelën e Vllaznisë. Vazhdimësia e kësaj tradite kërkon zbulimin dhe promovimin e talenteve të rinj. Një prej tyre është Sabion Bizi, i cili, pas formimit në Akademinë e Vllaznisë, ka fituar me pune e perkushtim,mundësinë të jetë pjesë e ekipit të pare te Vllaznise.
Sabion Bizi- një mesfushor me teknikë, shpejtësi dhe fantazi
Sabion Bizi luan në krahun e majtë ose në qendër të mesfushës, por tranieri e stafi teknik i ka besuar pozicionin e mesfushorit te djathte me tipare sulmuesi.
Kjo tregoni qe stafi beson shume tek aftesite e Sabion Bizit .Ai spikat për teknikën, shpejtësinë, fantazinë dhe aftësinë për të luajtur me të dyja këmbët, megjithëse preferon pak më shumë të majtën.
19-vjeçar Sabion Bizi nje futbollist Shkodran që ndërthur teknikën, fantazinë dhe energjinë, duke hedhur hapat e parë drejt një të ardhmeje premtuese me fanelen kuqeblu.
Në fund të Gushtit 2026, ai firmosi kontratën e tij të parë profesionale, duke hedhur një hap të rëndësishëm në karrierën e tij futbollistike. Sot një mesfushor i djathte me tipare sulmuesi me teknikë, fantazi dhe energji.
E them me bindje te plote. Ajo qe e karakterizon Sabion Bizin eshte integriteti (vlera e vlerave te nje njeriu), respekti (per veten e tij dhe shoket e ekipit) dhe puna me perkushtim, (djerse e derdhur)
Sabion Bizi luan në mesfushë ne krahun e djathte por me tipare sulmuesi, një repart që kërkon personalitet, vizion loje dhe aftësi për të lidhur mbrojtjen me sulmin per te shkuar te goli. Ai spikat për teknikën, fantazinë dhe energjinë, duke treguar prirje për lojën sulmuese dhe dëshirën për t’u bërë pjesë aktive e aksioneve të skuadrës.
Pikërisht këto cilësi e bëjnë një futbollist interesant për të ardhmen e Vllaznisë. Megjithatë, ai ka hedhur një tjetër hap në zhvillimin e tij, Sabion Bizi po fiton më shumë guxim dhe vendosmëri në fushë.
Sabion Bizi një mesfushor i djathte me tipare sulmuesi me teknikë dhe fantazi nuk mjaftohet vetëm me organizimin e lojës, por punon me guximin për ta marrë përgjegjësinë mbi vete. Sabion Bizi po kërkon me shpesh hapësirat drejt portës kundërshtare, dhe po provon goditjen nga distanca dhe po perpiqet të shfrytëzojë aftësitë e tij për të rrezikuar më shumë.
Në futboll, talenti është një dhuratë, por karakteri dhe guximi për të marrë vendime në momentet e vështira janë ato që ndihmojnë një lojtar të bëjë diferencën.
Një mbiemër me histori në futbollin shkodran
Sabion Bizi përfaqëson brezin e tretë të familjes Bizi që vesh fanelën kuqeblu. Gjyshi i tij, Sabah Bizi,ishte një legjendë e futbollit Shkodran dhe Shqiptar, lojtar i shquar i Vllaznisë, Partizanit dhe Kombëtares, ndërsa si trajner punoi për Vllazninë dhe edukimin e talenteve të rinj, Babai i tij Brikeno Bizi futbollist i njohur I Vllaznise qe shkelqeu ne vitet 90-te, aktualisht dallohet me punen e tij profesionale me talentet e rinj dhe drejtimin e Vllaznise B.
Kjo trashëgimi është një motivim i veçantë, por Sabion Bizi duhet të forcoje identitetin e tij si lojtar, duke u mbështetur te puna, përkushtimi dhe dëshira për t’u përmirësuar çdo ditë.
Një mesfushor me teknikë, shpejtësi dhe fantazi. Numri 9 i Gjyshit dhe fanela 22 e së ardhmes
Edhe numrat e fanelës kanë një domethënie të veçantë për Sabion Bizin. Në ekipet e moshave të Vllaznisë, ai mbante gjithmonë numrin 9, numrin e Gjyshit të tij, Sabah Bizi. Ishte një mënyrë e bukur për të shprehur respektin dhe lidhjen me njeriun që e frymëzoi të bëhej futbollist.
Sot, në ekipin e Vllaznise , Sabion Bizi mban numrin 22. Një numër i ri në një etapë të re të karrierës, ku ai ka mundësinë të krijojë identitetin e vet dhe të fitojë vendin mes futbollistëve që përfaqësojnë Vllazninë.
Besimi te talentet, investim për të ardhmen
Kalimi nga Akademia te ekipi i parë dhe firmosja e kontratës profesionale janë dëshmi të një mundësie të rëndësishme për një futbollist të ri.Tani,Sabion Bizi duhet ta shndërrojë këtë mundësi në progres të vazhdueshëm, duke fituar eksperiencë dhe duke treguar se mund të kontribuojë në objektivat e Vllaznisë.
Sabion Bizi ka cilësi që mund ta ndihmojnë të ecë përpara. Me më shumë vendosmëri, agresivitet sportiv dhe besim te vetja, mund të bëhet një mesfushor i djathte me tipare sulmuesi më i plotë dhe më i rrezikshëm për kundërshtarët.
Sabion Bizi është në fillim të rrugëtimit të tij. Talenti e ka sjellë deri këtu, por puna, guximi dhe personaliteti në fushë do të përcaktojnë hapat e ardhshëm. Shkodra ka arsye të besojë te të rinjtë e saj, sepse e ardhmja e Vllaznisë ndërtohet duke u dhënë atyre mundësi dhe duke i ndihmuar të shndërrojnë talentin në vlera për skuadrën kuqeblu !
Sabion Bizi është një talent që premton, me karakter, përkushtim dhe cilësi për të qenë një futbollist i rëndësishëm i Vllaznisë dhe i Superligës Shqiptare. E ardhmja ndërtohet me punë, besim dhe guxim!
Sabion Bizi duhet te alternoje talentin me traditen e families,suksesi eshte i garantuar. E ardhja e tij si futbollist eshte ne mendjen dhe kembet e tij. Me punen e tij mund te fitojme nje talent qe neser mund te jete nje nga emblemat e Vllaznise. Rruga drejt suksesit mbetet e hapur…
Forca Sabion Bizi!


