Sezoni aktual ende nuk ka përfunduar pasi janë për t’u luajtur edhe ndeshjet e “Final 4” apo dhe ajo e play-out, por në fakt për disa skuadra tashmë kanë filluar pushimet dhe njëra prej tyre është edhe Partizani.
Lojtarët e saj kanë marrë pushimet dhe madje disa prej tyre kanë nisur të bëjnë edhe planet për të ardhmen. Njëri prej lojtarëve të kuq duket se i ka dhënë lamtumirën të kuqve.
Bëhet fjalë për Vusal Isgandarli. Sulmuesi 30-vjeçar nga Azerbajxhani e mbyll pas 1 viti aventurën me Partizanin ku me të shënoi 6 gola. Lagimi i tij duket i sigurtë sepse futbollisti azer nuk do të rinovojë kontratën me “Demat”.
Isgandarli bëhet largimi i parë pas fundit të kampionati, teksa priten edhe largime të tjera në ditët e ardhshme. Me emërimin e trajnerit të ri do të nisë edhe puna për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri dhe në fakt priten shumë ndryshime në rradhët e saj.


