Friday, May 15, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREGranit Xhaka pranë kalimit te 'Shqiponjat' e Superligës

Granit Xhaka pranë kalimit te ‘Shqiponjat’ e Superligës

Raportimet e fundit që vijnë nga mediat turke janë “bombastike”. Sipas “Sabah Spor”, mesfushori me origjinë shqiptare Granit Xhaka është i hapur për t’u bashkuar me ekipin e Besiktas në Superligën turke.

Edhe pse ka kontratë me Sunderland deri në verën e vitit 2028-të dhe rezultoi më i miri në fushën kundër Manchester United me “Macet e Zeza” (nota 8.6 sipas “Flashscore”), mesfushori nuk e përjashton largimin.

Që “Shqiponjat” e Stambollit të futen në “aksion” për të konkretizuar transferimin, fillimisht duhet marrë miratimi i trajnerit Sergen Yalçin.

Nëse ky operacion finalizohet, do të kishim përballje shqiptarësh të kalibrit të lartë mes Xhakës te Besiktas dhe Ernest Muçit te Trabzonspor.          

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments