Shkruar nga Maringlen ZHIVANI
Futbollisti Paulo Pjeshka ka përfunduar zyrtarisht bashkëpunimin me klubin e Bylisit pas skadimit të kontratës dhe tashmë është i lirë të zgjedhë destinacionin e radhës në karrierë.
Mesfushori shkodran është në pritje të ofertave konkrete për sezonin e ri, ndërsa në ditët në vijim pritet të zhvillojë edhe kontakte me disa klube të interesuara për shërbimet e tij.
Pas përfundimit të kontratës, Pjeshka është i lirë të firmosë me çdo skuadër që shfaq interes, teksa synon një hap të ri në karrierën e tij sportive.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


