Thursday, June 18, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELAJMI I FUNDIT/ Ballkani i ‘rrëmben’ Vllaznisë një nga objektivat e merkatos

LAJMI I FUNDIT/ Ballkani i ‘rrëmben’ Vllaznisë një nga objektivat e merkatos

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Mesfushori kosovar, Erlis Xhemajli, është shumë pranë transferimit te Ballkani, pasi palët kanë arritur marrëveshjen dhe zyrtarizimi pritet të bëhet në ditët në vijim.

Futbollisti 22-vjeçar spikati me paraqitjet e tij te KF Dukagjini dhe konsiderohet një nga mesfushorët më premtues në Superligën e Kosovës. Lëvizja e tij merr interes të veçantë edhe për tifozët e Vllaznisë, pasi emri i Xhemajlit është përfolur ditët e fundit si një nga objektivat e mundshëm të kuqebluve për të përforcuar repartin e mesfushës pas largimeve të rëndësishme të kësaj vere.

Madje, media të ndryshme raportuan se klubi shkodran kishte arritur një marrëveshje paraprake me lojtarin, por duket se në fund gara është fituar nga Ballkani.

Aktualisht Ballkani ndodhet në fazën përgatitore në Bullgari dhe Xhemajli pritet t’i bashkohet skuadrës në ditët e ardhshme, duke i dhënë fund spekulimeve për të ardhmen e tij.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments