FAQJA E PARE KRYESORELAJMI I FUNDIT/ Sulmuesi shkodran Brajan Gruda shënon edhe ndaj Hollandës. Jep...

LAJMI I FUNDIT/ Sulmuesi shkodran Brajan Gruda shënon edhe ndaj Hollandës. Jep edhe 2 asiste

Sulmuesi shkodran Brajan Gruda ka shkëlqyer edhe sonte ndaj Hollandës. Madje ka bërë edhe më mirë se në ndeshjen e kaluar ndaj Serbisë, teksa ka shënuar sërish gol, por ka dhënë edhe dy asiste duke kontribuar në fitoren e thellë 5-0 të Gjermanisë ndaj Hollandës.

22 vjeçari i lindur në Gjermani por me prindër nga Shkodra e ka nisur sërish si titullar edhe sfidën e mbrëmjes së sotme duke treguar se po fiton çdo ditë e më shumë besimin e trajnerit Klopp.

Si rrjedhojë pas golave të shënuar nga Scherhant dhe Wirtz, Gruda ka asistuar tek goli i tretë shënuar nga Schlotterbeck dhe po ashtu edhe tek goli i katërt shënuar sërish nga Wirtz ndërsa ka shënuar edhe vetë në minutën e 77-të

Pesë minuta më vonë ai është zëvendësuar nga Karl duke marrë edhe duatrokitjet e tifozëve gjermanë. Një start i mrekullueshWm i tij me kombëtaren e këtij vendi. Në 2 ndeshje ka shënuar 2 gola dhe ka dhënë 2 asiste.


RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments