Tuesday, July 7, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREArdit Nikaj: Kisha kohë që e prisja këtë ndeshje. I bindur se...

Ardit Nikaj: Kisha kohë që e prisja këtë ndeshje. I bindur se mund të kualifikohemi

Pas aventurës te Wisla në Poloni, ish-sulmuesi i Vllaznisë, Ardit Nikaj ka vendosur të bashkohet me Elbasanin. Shkodrani debutoi në mënyrë spektakolare me verdheblutë e drejtuar nga Ivan Gvozdenovic kundër BATE Borisov.

Ai shënoi golin e parë të ndeshjes ndaj rivalit bjellorus, ndërsa ishte rrezik konstant në portën mike. Ky takim vlejti për raundin e parë të Conference League

Kisha kohë që po e prisja këtë ndeshje. Jam shumë i lumtur, por kishim raste për të shënuar golin e 2-të apo të 3-të. Ky është futbolli. Besoj që do ia arrijmë qëllimit. 

Mbrëmjet europiane kanë tjetër specifik. Hera e parë që po luajë në Conference League. Ekipi ka ndryshuar pak nga largimet e shumta, por ka pasur edhe afrime. 

Skuadra më duket mirë, ama kërkon kohën e vetë, pasi edhe në fazën përgatitore nuk kemi bërë edhe shumë ndeshje miqësore”, u shpreh Nikaj.      

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments