FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEMERKATO/ Dritmir Beci bëhet me skuadër të re pas largimit nga Besëlidhja

MERKATO/ Dritmir Beci bëhet me skuadër të re pas largimit nga Besëlidhja

Pas një sezoni të kaluar në Lezhë ku kontribuoi për ngjitjen e Besëlidhjes në kategorinë e parë, futbollisti shkodran Dritmir Beci tashmë ka vendosur të ndryshojë skuadër dhe prej disa ditësh është bashkuar me një tjetër. Bëhet fjalë për KF Shirokën.

Mbrojtësi me shumë përvojë është vënë nën urdhërat e trajnerit Pablo Freire duke i gëzuar të gjithë në këtë skuadër sepse me eksperiencën e tij të madhe do të jetë një garanci për prapavijën e saj.

Beci ka prrovuar të luajë me sukses edhe me Vllazninë, ashtu siç ka luajtur edhe me ekipe si Tërbuni, Tomori, Burreli, Erzeni, Skënderbeu dhe së fundi edhe me Besëlidhjen.

Tashmë tek KF Shiroka bashkë me kapitenin Erjon Vucaj dhe futbollistët e tjerë do të mundohet të japë më të mirën e tij në mënyrë që skuadra të arrijë objektivat e saj.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments