Wednesday, June 17, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREHidhet shorti i turit të dytë, Vllaznia përballë skocezëve të Hibernian nëse...

Hidhet shorti i turit të dytë, Vllaznia përballë skocezëve të Hibernian nëse kalon Malishevën

Është hedhur pak minuta më parë edhe shorti i turit të dytë të Conference League. Dhe Vllaznia në rast të kalimit të Malishevës në turin e parë do të ndeshet me skuadrën skoceze Hibernian në turin e dytë.

Ndeshja e parë do të luhet në Shkodër më 23 korrik, ndërsa ajo e kthimit në Skoci një javë më vonë me 30 korrik. Megjithatë shkodranët të gjithë vëmendjen e kanë të përqendruar për momentin tek dy sfidat me Malishevën, të cilat do t’i hapin më pas rrugën sfidave të turit të dytë.

Të paktën në letër turi i parë duket i kalueshëm, megjithatë gjëja e parë që duhet të bëjë Vllaznia është të plotësojë skuadrën me lojtarët e duhur.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments