Ish-sulmuesi legjendar i Francës, Thierry Henry, komentoi incidentin kontrovers të Lionel Messit në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës 2026 midis Argjentinës dhe Algjerisë, e cila përfundoi me rezultat 3-0.
Messi debutoi në edicionin e sivjetmë të Kupës së Botës me një het-trik, por pati edhe një moment kur ndërhyri me takë ndaj një kundërshtari, ku shumë njerëz thanë se e meritoi të përjashtohej me të kuq.
Megjithatë, sipas francezit Henry, veprimet e kapitenit argjentinas nuk meritonin një karton të kuq në incidentin që përfshinte Aissa Mandi.
“Qëllimi ka rëndësi të jashtëzakonshme kur analizon saktë situata të tilla”, ka thënë fillimisht Henry.
“Kur e shikon përsëri momentin, është e qartë se Lionel Messi është i përqendruar te topi dhe po përpiqet të bëjë një lojë futbolli, të mos lëndojë askënd”.
“Po, pati kontakt. Po, dukej i ngathët. Por jo çdo përplasje duhet të ndëshkohet me karton të kuq”, beson francezi. /Telegrafi/


