FAQJA E PARE KRYESOREVIDEO/ Gabriel Kulla në fushë edhe ndaj Fiorentinës. Sulmuesi shkodran rregjistron ndeshjen...

VIDEO/ Gabriel Kulla në fushë edhe ndaj Fiorentinës. Sulmuesi shkodran rregjistron ndeshjen e dytë në Seria A

Shkruar nga Gjergj KOLA

Gabriel Kullaa për të dytën herë këtë sezon zbret në fushë në një ndeshje të Seria A. Ai është vetëm 18 vjeç dhe padyshim që një fakt i tillë është për t’u duatrokitur. Sulmuesi shkodran çdo ditë e më shumë po evidentohet si një lojtar me shumë të ardhme dhe tek Sassuolo janë duke i besuar.

Siç kemi shkruar edhe sot pasdite, trajneri Aquilani e kishte grumbulluar për ndeshjen ndaj Fiorentinës dhe në minutën e 89-të e ka hedhur në fushë duke e aktivizuar në vend të Esposito. Në atë moment rezultati ka qenë 3-2 për fiorentinët dhe kishte shpresa se edhe me Kullën do të shtonte forcën sulmuese të skuadrës së tij.

Por në fakt ka ndodhur e kundërta sepse Fiorentina ka shënuar edhe golin e katërt në ’93 dhe këtu është mbyllur gjithçka me fitoren e saj. Megjithatë kjo ndeshje ka një rëndësi të madhe për Gabriel Kullën.

Pas asaj me Atalantën në gusht, tashmë rregjistron edhe ndeshjen e dytë në Seria A dhe këto statistika sigurisht që nuk do të ndalen këtu sepse tek Sassuolo i besojnë shumë talentit të saj 18 vjeçar i cili po shkëlqen në kampionatin Primavera ku deri tani ka shënuar 6 gola duke qenë një nga golashënuesit më të mirë të tij.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments