FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKa disa ditë që ka nisur punë, Vllaznia prezanton zëvendëstrajnerin e ri

Ka disa ditë që ka nisur punë, Vllaznia prezanton zëvendëstrajnerin e ri

Ndonëse ka disa ditë që ka nisur punë, vetëm sot Vllaznia ka prezantuar zëvendëstrajnerin e ri të ekipit të parë. Ai është Haris Dalipi i cili ka zënë kësisoj vendin e Ergi Borshit, me të cilin klubi shkodran mbylli bashkëpunimin dy javë më parë.

Dalipi vjen nga Akademia Vllaznia teksa sezonin e kaluar u shpall kampion i Shqipërisë duke drejtuar ekipin U16, ndërsa këtë sezon ishte duke drejtuar ekipin U17 derisa mori detyrën e re. Ja çfarë shkruhet në prezantimin e tij:

“Haris Dalipi, nga Akademia në ekipin e parë!

Pas angazhimeve në Akademinë Vllaznia, Haris Dalipi i bashkohet stafit teknik të ekipit të parë në rolin e ndihmëstrajnerit.

I urojmë suksese në këtë detyrë të re dhe në kontributin e tij për ngjyrat kuq e blu!”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments