Friday, June 19, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENdreca i thotë 'jo' Vllaznisë, zgjedh Egnatian

Ndreca i thotë ‘jo’ Vllaznisë, zgjedh Egnatian

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Edison Ndreca nuk do të firmosë te Vllaznia. Mbrojtësi 31-vjeçar, për të cilin kishte interes konkret nga kuqeblutë, ka vendosur të pranojë ofertën e Egnatias dhe të rikthehet në Rrogozhinë.

Pas mbylljes së aventurës në Kazakistan, lojtari ka zgjedhur një ambient të njohur, aty ku ka luajtur edhe në sezonin 2023-2024, duke lënë pas pistën shkodrane.

Burime pranë klubit bëjnë me dije se negociatat me Vllazninë nuk kanë avancuar në fazën përfundimtare, duke i hapur rrugë marrëveshjes me rrogozhinasit.

Ndreca pritet t’i bashkohet skuadrës në ditët në vijim për të nisur përgatitjet. Ky rikthim shihet si një përforcim me eksperiencë për Egnatian, që po ndërton një grup gjithnjë e më konkurrues për sezonin e ri.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments