Sunday, July 5, 2026
FAQJA E PARE ATLETIKEE TRISHTË/ Ndahet nga jeta në moshën 16 vjeçare atleti kampion i...

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta në moshën 16 vjeçare atleti kampion i Vllaznisë

Një lajm i trishtë për atletikën shkodrane dhe shqiptare vjen mëngjesin e sotëm. Ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë në moshën 16 vjeçare kampioni i Shqipërisë Dardan Baraku. Dy javët e fundit ai kishte ndierë shqetësime të ndryshme dhe pavarësisht përkujdesjes maksimale të familjes, ai nuk ia ka dalë. Një humbje jashtëzakonisht e madhe për familjen Baraku por edhe për komunitetin e atletikës, për ndarjen nga jeta të këtij sportisti kampion.

Lajmin e dhimbshëm e ka bërë të ditur vetë Shoqata e Atletikës Vllaznia përmes një postimi në faqen e saj ku shkruan:

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta pas një sëmundjue të rëndë të atletit tonë të ri Dardan Baraku, kampion i Shqipërisë në garën e 100 metrave për grupmoshën U16.

Dardani ishte një djalë i talentuar, i përkushtuar dhe shembull i pasionit për atletikën. Me punën, disiplinën dhe rezultatet e tij, ai i solli krenari Shoqatës së Atletikës Vllaznia dhe sportit shkodran, duke lënë gjurmë në zemrat e trajnerëve, bashkëmoshatarëve dhe të gjithë atyre që e njohën.

Humbja e tij është një dhimbje e madhe për familjen, miqtë, komunitetin sportiv dhe për të gjithë ne që patëm fatin ta shihnim të rritej si sportist dhe si njeri.

Në këto momente të vështira, Shoqata e Atletikës Vllaznia i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Baraku, të afërmve dhe miqve të Dardanit, duke ndarë me ta këtë dhimbje të madhe.

Kujtimi i Dardan Barakut do të mbetet gjithmonë i gjallë mes nesh.

U prehtë në paqe!”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments