Thursday, April 30, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREALMANAK/ Sot 60 vjetori i Selami Pepajt, trajnerit që fitoi katër trofe...

ALMANAK/ Sot 60 vjetori i Selami Pepajt, trajnerit që fitoi katër trofe me ekipin e femrave të Vllaznisë

Shkruar nga Gjergj KOLA

Futbolli i femrave në Shqipëri nga viti në vit po njeh rritje dhe për të bërë këtë gjë, kanë patur ndikimin e vet edhe trajnerët që kanë punuar me këto ekipe. Kryesisht ato të Vllaznisë kanë meritën më madhe sepse është ekipi që jo vetëm ka përfaqësuar vendin tonë denjësisht në Champions League, por edhe kanë qenë baza e ekipit tonë kombëtar.

Një nga trajnerët që ka lënë gjurmë me punën e tij tek ky ekip është edhe Selami Pepaj. Ai drejtoi ekipin e Vllaznisë deri në korrik të vitit 2015, periudhë kur bashkë me familjen e tij u largua drejt Anglisë. Po ndalemis sot tek ky personazh sepse kjo ditë përkon me atë të 60 vjetorit të lindjes së tij dhe me këtë rast, në emër të redaksisë së Gazeta “Shkodra Sport” dhe gjithë lexuesve të saj, i urojmë edhe 100 vite të tjera të lumtura!

I datëlindjes 30 prill 1966, Pepaj do t’i përkushtohej futbollit. Luan për shumë vite në rradhët e ekipeve të Veleçikut e Shkodrës duke rënë në sy për aftësitë e tij në shënimin e mjaft golave, madje shpeshherë edhe spektakolarë.

Pas lënies së futbollit, nis punën si trajner duke krijuar ekipin e Vrakës nga rradhët e të cilit kanë dalë futbollisti si Rubin Hebaj, Uendi Vecaj, Sinisha Rajçeviq etj. Më pas, në verën e vitit 2013 do të bëhej trajner i ekipit të femrave Ada e Velipojës për vetëm dy muaj dhe me të do të fitonte trofeun e Superkupës së Shqipërisë duke mundur në finale ekipin e “Juban Danja”. Në gusht të atij viti ndërkohë, do të bëhej trajneri i ekipit Vllaznia e femrave.

Ai e drejtoi për dy sezone këtë ekipi duke marrë edhe disa trofe me të. Ka fituar dy tituj kampionë, pikërisht ato të sezoneve 2013-2014 dhe 2014-2015, po ashtu edhe dy Kupa të Shqipërisë po në këto sezone.

Dy vjet, pesë trofe të fituara, padyshim që këtë mundësi ta jep vetëm një ekip i pakrahasueshëm me askënd tjetër në futbollin e femrave në Shqipëri- Vllaznia e Shkodrës. Dhe Selami Pepaj ka lënë gjurmët e tij në këto suksese, duke shkruar emrin në librin e artë të ekipit kuqeblu.

Megjithatë puna tek Vllaznia e femrave ka shënuar edhe kulmin e karrirës së tij si trajner që në fakt nuk zgjati shumë por gjithsesi, pesë trofetë e fituara tashmë janë në cv-në e tij dhe padyshim që i kanë dhuruar shumë emocione e kënaqësi.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments