Thursday, April 30, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREVllaznia futsall përballë ekipit të Forcave të Armatosura të premten në 'Qazim...

Vllaznia futsall përballë ekipit të Forcave të Armatosura të premten në ‘Qazim Dervishi’

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Skuadra e Vllaznisë në futsall do të zbresë në parket për ndeshjen e radhës, ku do të përballet kundër Forcave të Armatosura, në sfidën e vlefshme për javën e gjashtë të kampionatit.

Takimi është planifikuar të zhvillohet të premten, duke nisur nga ora 18:00. Ndeshja do të luhet në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër, aty ku kuqeblutë synojnë të japin një tjetër paraqitje pozitive përballë tifozëve të tyre.

Vllaznia vjen në këtë përballje me objektivin për të marrë një rezultat të rëndësishëm dhe për të konfirmuar formën e mirë në këtë fazë të sezonit. Skuadra shkodrane ka treguar rezultate pozitive në javët e fundit, duke siguruar katër fitore dhe një barazim.

Trajneri Alsid Tafili pritet të mbështetet te grupi aktual, duke ruajtur balancën mes eksperiencës dhe elementëve të rinj që kanë dhënë sinjale pozitive. Në këtë ndeshje, Vllaznia synon të shfrytëzojë avantazhin e fushës dhe mbështetjen e tifozëve për të marrë maksimumin.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments