Sulmuesi shkodran Gabriel Kulla e ka bërë sërish ashtu si duhet detyrën e tij teksa ka shënuar edhe dy gola të tjerë për ekipin e Sassuolo U20. Ka ndodhur kështu në ndeshjen e sotme të vlefshme për kampionatin e kësaj grupmoshe ndaj Albinoleffe, të cilën Sassuolo e ka fituar me rezultatin 4-2.
Kulla ka shënuar golin e parë të ndeshjes në minutën e 21-të, e po ashtu ka shënuar edhe të katërtin dhe të fundit për skuadrën e tij në këtë ndeshje duke kontribuar në këtë mënyrë në fitoren e saj.
Me dy golat e shënuar sot, Gabriel Kulla është ngjitur në kuotën e 4 golave, megjithatë shumë të tjerë e presin përpara sepse kemi të bëjmë me një futbollist që premton shumë për të ardhmen dhe jo më kot, është grumbulluar edhe me ekipin e parë të Sassuolos dhe madje ka debutuar në muajin gusht në Seria A me të.
Kujtojmë që Kulla ka qenë pjesë e kombëtares U19 të Shqipërisë dhee ndonëse është vetëm 18 vjeç sëfundi u grumbullua edhe me kombëtaren U21 dhe luajti në miqësoren ndaj Ukrainës.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


