HomeKRYESOREE thonë mediat greke: 'Sirena' spanjolle në merkato për mbrojtësin shkodran të...

E thonë mediat greke: ‘Sirena’ spanjolle në merkato për mbrojtësin shkodran të Olimpiakos

Sinjale merkatoje per futbollistin me origjine nga Shkodra Andreas Ndoj. Mediat greke kane shkruar sot qe per mbrojtesin 21 vjeçar te Olimpiakosit ka shfaqur interes ekipi i njohur spanjoll i Seviljes.

Ato i referohen burimeve nga koleget e tyre spanjolle te cilet bejne te ditur se tashme mes drejtuesve te dy klubeve kane nisur edhe kontaktet e para. Sevilja eshte e interesuar per te gjetur nje qendermbrojtes te ri ne moshe dhe per momentin dy jane objektivat ku drejtuesit e saj jane perqendruar.

I pari eshte Kinque i Le Havre ndersa i dyti Andreas Ndoj i Olimpiakos. Te dyve ketyre lojtareve kontratat me ekipet aktuale u mbarojne ne veren e vitit 2025 dhe prandaj me shume mundesi edhe çmimet e kartonit te tyre nuk do te jene te paperballueshme.

Kujtojme qe Ndoj dy muaj me pare, pikerisht me 11 qershor beri edhe debutimin e tij me ekipin kombetar grek. Ne miqesoren ndaj Maltes, ai u aktivizua ne minuten e 74-te nga trajneri Nikolaos Papadopoulos dhe tashme ai mund te konsiderohet edhe zyrtarisht pjese e kombetares helene.

Paraqitjet e mira qe ka bere me ekipin e Olimpiakosit ne kete menyre tashme sjellin edhe interesimet e para nga klube jashte Greqise dhe nuk perjashtohet mundesia qe deri me 31 gusht Andreas Ndojin ta shohim duke luajtur edhe ne “La Liga”./www.shkodrasport.com/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments