Sinjale merkatoje per futbollistin me origjine nga Shkodra Andreas Ndoj. Mediat greke kane shkruar sot qe per mbrojtesin 21 vjeçar te Olimpiakosit ka shfaqur interes ekipi i njohur spanjoll i Seviljes.

Ato i referohen burimeve nga koleget e tyre spanjolle te cilet bejne te ditur se tashme mes drejtuesve te dy klubeve kane nisur edhe kontaktet e para. Sevilja eshte e interesuar per te gjetur nje qendermbrojtes te ri ne moshe dhe per momentin dy jane objektivat ku drejtuesit e saj jane perqendruar.

I pari eshte Kinque i Le Havre ndersa i dyti Andreas Ndoj i Olimpiakos. Te dyve ketyre lojtareve kontratat me ekipet aktuale u mbarojne ne veren e vitit 2025 dhe prandaj me shume mundesi edhe çmimet e kartonit te tyre nuk do te jene te paperballueshme.

Kujtojme qe Ndoj dy muaj me pare, pikerisht me 11 qershor beri edhe debutimin e tij me ekipin kombetar grek. Ne miqesoren ndaj Maltes, ai u aktivizua ne minuten e 74-te nga trajneri Nikolaos Papadopoulos dhe tashme ai mund te konsiderohet edhe zyrtarisht pjese e kombetares helene.

Paraqitjet e mira qe ka bere me ekipin e Olimpiakosit ne kete menyre tashme sjellin edhe interesimet e para nga klube jashte Greqise dhe nuk perjashtohet mundesia qe deri me 31 gusht Andreas Ndojin ta shohim duke luajtur edhe ne “La Liga”./www.shkodrasport.com/