Opinion nga Roland Luçi

Përsa i përket vitit të largët 1913, nuk mund të flitet zyrtarisht për asnjëlloj aktiviteti futbollistik ne Elbasan, nuk ka asnjë aktivitet te organizuar. Bile dhe ngritja e një ekipi futbolli nga Elbasanlliu J.Dimitresku nuk ka si të jetë e vërtetë, sepse të ngrihet nje ekip futbolli ka kuptim, ka kuptim vetëm nqs do të ketë edhe ekipe të tjera futbolli me të cilat duhet ndeshur dhe në mungesë të tyre bëhet fjalë se shumti që Dimitresku ka sjellë ndonjë top futbolli në Elbasan dhe ka organizuar me shokët e kolegët e tij lojra mes vedi, ka luajtur futboll për aq sa mund të quhet futboll në bazë të rregullave të lojes që janë aplikuar (dhe janë njohur deri në ato momente) në ato lojra të lira në kohën e lirë. Pra saktësisht bëhet fjalë për vitin 1913 si vit kur për herë të parë Elbasani ra në kontakt me lojën e futbollit dhe kurrsesi për ndonjë aktivitet futbollistik të organizuar, të paktën deri tani të padokumentuar. Dhe kjo përben një ndryshim cilësor, sepse në momentin që organizimi zyrtarizohet me ndonje shoqatë, klub apo rreth sportiv, atëherë bëhet dhe fjalë në të vërtetë për ditëlindje të KF Elbasani dmth për vitin 1923 pavarësisht emrit fillestar të shoqërise sportive; të tjart janë zhvillime sporadike që çuan në këtë ngjarjë dhe në këtë kuadër dhe njohja e të rinjve elbasanas me topin e futbollit dhe kjo date përbën me të vërtetë me sa shihet vitin 1913, por jo më tepër se kaq. Dhe meqë flitet per hershmërine e futbollit dhe në këtë fushë pretendente mbetet Shkodra, po e mbyll me nje ilustrim nga ky qytet, por jo me futbollin: Ne Shkoder është futur biçikleta e pare përpara se të bëhej gara e parë me biçilkleta dhe datë zyrtare e çiklizmit nuk ka si të njihet prurja nga dikush i një biçiklete…ashtu si J.Dimitresku solli topin e parë të futbollit më 1913 në Elbasan. “Loja” me datëlindjet nuk ka të bëjë me vlerat Elbasanit dhe futbollit te tij; ato janë të pacënueshme. Elbasani është një nga kampionet e Shqipërise, furnitor i rregullt i ekipeve Kombëtare të të gjitha niveleve dhe për momentin një mungesë në futbollin elitar shqiptar që me sa shpresojmë dhe shihet do të korigjohet sezonin e ardhshëm!