FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREGentian Selmani pas largimit nga Teuta: Faleminderit presidencës dhe klubit për korrektësinë!

Gentian Selmani pas largimit nga Teuta: Faleminderit presidencës dhe klubit për korrektësinë!

Klubi i Teutës njoftoi ditën e djeshme se Gentian Selmani nuk do të ishte më pjesë e tyre.

Ndërsa sot, është vetë portieri 28-vjeçar që ka reaguar në rrjetet sociale, duke falënderuar klubin, presidentin si dhe stafin teknik të skuadrës.

“Faleminderit KF Teuta për këtë periudhë, presidencës, së klubit për korrektësinë, stafet e trajnerëve me të cilët kam punuar gjatë kohës time në klub, të gjithë punëtorëve të klubit si dhe të gjithë bashkëlojtarëve për çdo moment të ndarë së bashku.

Gjithashtu një falënderim i përzemërt për tifozërinë “Djemtë e Detit”. Mirënjohje për kolegët portiera dhe në veçanti trajnerin e portierëve, Bledian Rizvani, për gjithë punën, përzemërsinë dhe sakrificën. Ishte kënaqësi dhe ju uroj suksese”, shkruan Selmani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments