Konstantinos Karetsas bëri një debutim shumë dinjitoz për Borussia Dortmundin në finalen e Superkupës së Gjermanisë ndaj Bayern Muinich. Driblimi, loja dhe pasimet e tij ranë në sytë e të gjithëve, e sidomos të trajnerit të Bayern Munich, Vincent Kompany.
Sipas BILD, Kompany është impresionuar shumë nga aftësitë e 18-vjeçarit në fushë. Trajneri belg iu ka kërkuar drejtueve të klubit ta mbajnë nën vëzhgim yllin e ri grek, duke lënë të nënkuptohet për një transferim të mundshëm të tij te bavarezët në të ardhmen e afërt.
Kujtojmë se Karetsas u transferua këtë verë nga Genk te Dortmund për 30 milionë euro dhe në rast se vazhdon me perfomanca të mira, është e sigurt që vlera e tij do të dyfishohet apo trefishohet shumë shpejt./telesport/


