HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia e pamposhtur në shtëpi, kuqeblutë e kanë fat 'Loro Boriçin'

Vllaznia e pamposhtur në shtëpi, kuqeblutë e kanë fat ‘Loro Boriçin’

Nëse ka një pikë të fortë për Vllazninë këtë sezon, ai është stadiumi “Loro Boriçi”. Shkodranët kanë qenë të pamposhtur në ndeshjet shtëpiake, duke marrë thuajse maksimumin e pikëve.

Pavarësisht se në kalendar tregohet se kuqeblutë kanë luajtur 5 ndeshje në shtëpi, realisht ato janë vetëm 4 të tilla. Kjo, pasi dueli i javës së 8-të kundër Elbasanit që parashikohej të luhej në Shkodër, u zhvendos në Elbasan për shkak të mbjelljes së barit në “Loro Boriçi”.

Kështu shkodranët kanë zhvilluar 4 takime zyrtare në shtëpi, ku kanë grumbulluar 8 pikë nga 12 të mundshme, duke theksuar këtu fitoret 3-1 kundër Egnatias dhe 2-0 ndaj Bylisit.

E po ashtu dy barazime identike në shifrat 2-2. Rezultate të ardhura në ndeshjet ndaj Tiranës dhe Partizanit. Këto shifra tregojnë se Vllaznia për nga numri i ndeshjeve të zhvilluara në shtëpi ka mesataren më të mirë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments