Nëse ka një pikë të fortë për Vllazninë këtë sezon, ai është stadiumi “Loro Boriçi”. Shkodranët kanë qenë të pamposhtur në ndeshjet shtëpiake, duke marrë thuajse maksimumin e pikëve.

Pavarësisht se në kalendar tregohet se kuqeblutë kanë luajtur 5 ndeshje në shtëpi, realisht ato janë vetëm 4 të tilla. Kjo, pasi dueli i javës së 8-të kundër Elbasanit që parashikohej të luhej në Shkodër, u zhvendos në Elbasan për shkak të mbjelljes së barit në “Loro Boriçi”.

Kështu shkodranët kanë zhvilluar 4 takime zyrtare në shtëpi, ku kanë grumbulluar 8 pikë nga 12 të mundshme, duke theksuar këtu fitoret 3-1 kundër Egnatias dhe 2-0 ndaj Bylisit.

E po ashtu dy barazime identike në shifrat 2-2. Rezultate të ardhura në ndeshjet ndaj Tiranës dhe Partizanit. Këto shifra tregojnë se Vllaznia për nga numri i ndeshjeve të zhvilluara në shtëpi ka mesataren më të mirë.