Vllaznia e femrave po behet gati per ndeshjet europiane dhe padyshim qe objektivi i saj eshte kalimi i turit ne “UEFA Women’s Champions Leaugue”, ne ndeshjet e grupit 4 te turit te dyte te ketij kompeticioni, ndeshje keto qe do te luhen ne datat 27 dhe 30 gusht ne stadiumin “Loro Boriçi” te Shkodres.
Ne prag te ketyre ndeshjeve, diten e sotme presidenti i skuadres Lazer Matija ka prezantuar edhe lojtaret e ardhura se fundi nga merkatoja. Dhe ne fakt jane jo pak, por plot 11. Nje levizje kjo e detyruar deri diku e numrit 1 te kesaj skuadre, nisur edhe nga disa largime qe ka patur ajo, por edhe nga synimet dhe objektivat per t’u kualfikuar.
Presidenti Matija ka bere te ditur se prej disa kohesh i jane bashkuar ekipit te Vllaznise edhe tre lojtaret amerikane Mesa, Myvett Solare e Deda. Po ashtu edhe dy kanadezet Srkalj e Wilson, dy kolumbianet Quinones e Hernandez, paraguajania Cabanas, lojtarja nga Panamaka Rojas Franco, shqiptaro- amerikania Teresa Deda si dhe lojtarja e kampionatit shqiptar Riselda Leba.
“Kemi marre nje numer te madh lojtaresh sepse ishte e nevojshme per te plotesuar skuadren me to, per vete objektivat qe ka Vllaznia ne kete kompeticion europian, por edhe ne sezonin e ri te futbollit shqiptar. Jane bere levizje per te shkuar tek suksesi dhe jemi te vendosur per te kerkuar kualifikimin ne fazen play-off te Champions League”- eshte shprehur presidenti Matija.
Kujtojme qe me 27 gusht ne ora 10:00 ne stadiumin “Loro Boriçi” do te luhet ndeshja gjysmefinale e grupit, ajo ne me Ferencvarosh te Hungarise dhe Racing Union te Luksemburgut, ndersa ne ora 19:00 Vllaznia do te ndeshet me skuadren bjelloruse Dinamo BSUPC.
Nderkohe me 30 gusht ne ora 10:00 do te luhet ndeshja per vendet 3-4 te grupit 4, ne mes dy skuadrave humbese ne gjysmefinale, ndersa ne oren 19:00 do te luhet finalja e ketij grupi, qe do te kerkoje edhe skuadren e cila do te kualifikohet ne turin e trete, ate play-off te ketij kompeticioni te rendesishem europian.(www.shkodrasport.com)