Neser do te startojne ne Shkoder ndeshjet e grupit 4 te turit te dyte te “UEFA Women’s Champions League”, ne te cilin marrin pjese ekipet Vllaznia (Shqiperi), Ferencvarosh (Hungari), Dinamo BSPUC (Bjellorusi) dhe Racing Union (Luksemburg). Kjo padyshim qe eshte nje ngjarje e shenuar per futbollin e vendit tone dhe si e tille ka marre vemendjen e duhur.
Pikerisht, nisur edhe nga fakti qe ne Shkoder jane mysafire tre ekipe kampione te ketyre vendeve, kryebashkiaku Benet Beci ka realizuar mesditen e sotme nje pritje te veçante per to ne zyren e tij. Nje gje te tille e ka bere te ditur permes nje postimi te bere ne faqen e tij ku shkruan:
“Vllaznia e vajzave synon që edhe këtë vit të bëjë hapin e suksesshëm drejt turit të tretë të UEFA Champions League. Sot pata kënaqësinë të pres përfaqësuesit e 4 ekipeve të Grupit 4, mes të cilëve është edhe Vllaznia.
Një mesazh mirëseardhjeje për të gjitha ekipet që ndodhen në Shkodër dhe një ftesë për të gjithë shkodranët: le të jemi së bashku nesër, ora 19:00, në stadiumin “Loro Boriçi”, për të mbështetur vajzat e Vllaznisë. Forca Vllaznia!”
Kujtojme qe neser (e merkure) do te luhen ndeshjet gjysmefinale te grupit, ku ne oren 10:00 do lueht sfida Ferencvarosh- Racing Union dhe ne oren 19:00 perballja e shumepritur Vllaznia- Dinamo BSUPC.(www.shkodrasport.com)