HomeFUTBOLLI I FEMRAVELAJMI I FUNDIT/ Vllaznia e femrave dy ndeshjet ndaj skuadrës ukrainase do...

LAJMI I FUNDIT/ Vllaznia e femrave dy ndeshjet ndaj skuadrës ukrainase do t’i luajë në ‘Loro Boriçi’

Shorti i turit të parë të “UEFA Women’s Europa Cup” e ka vënë Vllazninë e femrave përballë ekipit ukrainas Kolos Kovalivka. Sipas goglave, ndeshja e parë do të luhej në Shkodër dhe e dyta në transfertë.

Por ndërkohë Vllaznia ka marrë së fundi një lajm të mirë nga ekipi ukrainas. Ky i fundit e ka pranuar ofertën e drejtuesve shkodranë për t’i luajtur të dy ndeshjet në Shqipëri. Siç dihet, ukrainasit për shkak të luftës që zhvillohet në vendin e tyre janë të detyruar t’i luajnë ndeshjet ndërkombëtare sa në Poloni, Hungari apo dhe vende të tjera.

Të detyruar nga kjo situatë, ata e kanë parë të arsyeshme të vijnë në Shkodër për të luajtur ndeshjen e parë dhe si rrjedhojë do të qëndrojnë aty deri pas ndeshjes së kthimit që do të luhet një javë më pas.

Ndërkohë sot UEFA ka zyrtarizuar edhe datat dhe oraret e këtyre dy ndeshjeve. E para, është vendosur të luhet më 11 shtator në ora 18:00 në stadiumin “Loro Boriçi”, ndërsa ajo e kthimit më datë 17 shtator në ora 18:00 po në këtë stadium.

Fakti që të dy ndeshjet do të luhen në Shkodër padyshim që është një bonus për ekipin e Vllaznisë që do të tentojë kualifikimin për në turin e dytë të këtij kompeticioni europian që sivjet zhvillohet për herë të parë.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments