HomeKRYESORESot nis kupa e FSHV-së. Pas më shumë se 15 vitesh pjesmarrje...

Sot nis kupa e FSHV-së. Pas më shumë se 15 vitesh pjesmarrje të rregullt, Vllaznia këtë herë mungon!!!

Pasditen e sotme në sallën sportive të Farkës do të luhen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Federatës Shqiptare të Volejbollit. Kjo për kategorinë e meshkujve, ndërkohë që nesër do të luhen gjysmëfinalet e femrave dhe të dielën do të luhen finalet për të dy kategoritë.

Ajo që konstaton lehtë është mungesa e ekipeve të Vllaznisë në këtë kompeticion. Ka ndodhur kështu sepse sipas rregullores në këtë kupë marrin pjesë katër skuadrat më të mira të kampionatit të mëparshëm dhe siç dihet, Vllaznia si për femra ashtu edhe për meshkuj nuk është renditur në katërshen e parë në sezonin e kaluar.

Për femrave kuqeblu një gjë e tillë ka ndodhur edhe në vitet e kaluar, por shqetësues padyshim që duhet të jetë ekipi i meshkujve i Vllaznisë, i cili prej më tepër se 15 vitesh jo vetëm merr pjesë rregullisht në këtë Kupë, por është edhe dy herë fitues i saj.

Por gjërat duket se kanë ardhur duke degraduar dhe kjo situatë vazhdon të përkeqësohet. Ditët e fundit nga skuadra janë larguar edhe tre volejbollistë të tjerë dhe kjo e ka bërë me “dhimbje koke” trajnerin Kalaja sepse sheh t’i reduktohet numri i lojtarëve në dispozicion.

Dhe mungesa e Vllaznisë së meshkujve në Kupën që nis sot pas më shumë se 15 vitesh, nuk është rastësi që të pasohet edhe vitin e ardhshëm, gjithmonë nëse presidenca dhe Bashkia nuk ndërhyjnë për të rregulluar disa gjëra që nuk shkojnë tek volejboli shkodran.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments