Elbasani ka “blinduar” mesfushën me Isi Manellarin. Ish-kapiteni i Laçit, ka arritur akordin me skuadrën verdheblu pas ndërprerjes së bashkëpunimit me kurbinasit, teksa ditën e nesërme do të dalë në stërvitje, për t’u venë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Gvozdenoviç.
Për Manellarin pati një interesim edhe nga skuadra e Pogradecit, por interesimi i Elbasanit, bëri që mesfushori pogradecar të zgjidhte të qëndronte në elitë.
Në sezonet e fundit, Manellari ka qenë nga lojtarët më të spikatur te skuadra e Laçit. Me klubin e ri 27-vjeçari ka firmosur kontratë 1 +1.