HomeKRYESORESamuel Nikaj: Ndeshja me Letoninë ishte e mbushur me tension. Rëndësi ka...

Samuel Nikaj: Ndeshja me Letoninë ishte e mbushur me tension. Rëndësi ka fitorja

Trajneri i futbollit, Samuel Nikaj vlerëson fitoren e skuadrës së Shqipërisë në ndeshjen e djeshme përballë Letonisë, ndërsa nënvizon tensionin gjatë saj. Duke folur për “MCN Informacion”, ai deklaroi se pavarësisht tensioneve rëndësi ka trepikëshi dhe se fitorja i shuan të gjitha. 

“Ishte një ndeshje e mirëpërgatitur, edhe pse në fund pati mundësi Letonia të barazonte. Ishte ndeshje me tension të lartë, por rëndësi ka trepikëshi dhe mundësia që kemi për kualifikim. 

Janë ngushtuar pak diferencat në futboll dhe Letonia është e organizuar në fazën mbrojtëse. Ne kishim tension në lojë, sepse kishim vendim për ta marrë ato pikë. 

Duhet që për ndeshjen në Serbi duhet të jemi të mirëpërgatitur, pasi tensioni do jetë më i lartë. Uzuni ishte me probleme fizike, Broja është një lojtar i mirë”- është shprehur Nikaj. 

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments