Skuadra e sulmuesit shkodran Sabah Kerjota- Hearts, luan sot në orën 17:00 ndaj Rangers një ndeshje shumë të rëndësishme e vlefshme për kampionatin elitar të Skocisë dhe për më tepër mund të jetë edhe një përballje e tij me mesfushorin e kombëtares shqiptare Nedim Bajrami që është pjesë e skuadrës kundërshtare.
Kerjota shpreson shumë që sot ta nisë si titullar këtë ndeshje dhe të shfrytëzojë momentin e tij për të treguar vlerat që ka. Ai ka ardhur me vonesë tek Hearts dhe kuptohet që i është dashur pak kohë të ambientohet me shokët e ekipit, me stafin teknik dhe me ambientin, por tashmë çdo gjë duket se është ashtu siç e dëshiron.
Në një prononcim të dhënë për mediat, ai është shprehur: “Kuptohet që ndyshimi i ambientit dhe ardhja me vonesë e imja tek ekipi, bëri që unë të luaja në ndeshjet e para si zëvendësues, por mendoj se tani jam gati për ekipin e parë dhe shpresoj të startoj sot në ndeshjen ndaj Rangers.
Objektivi i Hearts sivjet është për t’u renditur në tre vendet e para. Kuptohet nuk kemi buxhetin e Celtic apo Rangers, por skuadra po punon mirë dhe jam i bindur se do ia dalim të kapim objektivin që kemi. Synimi im personal ndërkohë është të fitoj sa më shpejt vendin e titullarit sepse për këtë kam ardhur këtu dhe pastaj të tregoj vlerat e mia më të mira”.(www.shkodrasport.com)