...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMilinkoviç: E dimë që fusha e Shkodrës është e vështirë për Partizanin,...

Milinkoviç: E dimë që fusha e Shkodrës është e vështirë për Partizanin, por çdo ndeshje sjell diçka të re

Partizani udhëton sot drejt Shkodrës me objektiv marrjen e pikëve. Trajneri i tij Mladen Milinkoviç e ka vlerësuar kundërshtarin por edhe ambientin ku do të luhet ndeshja, megjithatë ai beson tek skuadra e tij.

“Unë pres që çdo ndeshje të jetë e vështirë. OK kjo ndeshje është pjesë e historisë, pasi edhe flitet që kjo fushë është e vështirë për Partizanin. Çdo ndeshje e re sjell diçka të re, ky është mesazhi që kam përcjell te futbollistët.

Eshtë një ndeshje e re dhe shumë gjëra varen nga ne. Jemi munduar ta përgatisim ndeshjen sa më mirë. Patjetër që e respektojmë Vllazninë janë skuadër shumë e mirë.

Kanë lojtarë me mjaft kualitet po ashtu edhe lojtari i ri që kanë afruar së fundmi Bismark. Luajnë mirë në shtëpi, presim që të kenë edhe shumë tifozë, ndaj duhet të jemi gati për të gjithë këto faktorë”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.