HomeKRYESOREALMANAK/ Sot dita për të kujtuar Çesk Jubanin, emrin e njohur të...

ALMANAK/ Sot dita për të kujtuar Çesk Jubanin, emrin e njohur të shahut shkodran e shqiptar

Nga Gjergj KOLA

Nese flasim per sportin e shahut ne Shkoder dhe Shqiperi, nje emer qe kurrsesi nuk mund te anashkalosh eshte edhe ai i Çesk Jubanit. Po ndalemi sot tek ky personazh sepse kjo perkon me daten e tij te lindjes dhe kemi te bejme me 90 vjetorin e tij te lindjes dhe ky eshte momenti me i mire per ta kujtuar ate. Jo me kot ne Shkoder gjithe keto vitet e fundit, pikerisht ne keto dite zhvillohet Festivali i shahut “Çesk Jubani”, per te nderuar vepren dhe karrieren e tij.

Çesk Jubani ka lindur në Shkodër më 15 shkurt 1935 dhe që në moshë të vogël do të merrej me sportin e shahut. Më vonë, ka qenë për shumë vite me rradhë një nga emrat e njohur të këtij sporti jo vetëm në Shkodër por edhe në Shqipëri, shkruan shkodrasport.com

Pas lënies së sportit, për disa vite me rradhë ka qenë edhe trajner i ekpit të Vllaznisë ndërkohë që me krijimin e shoqatës së shahut në Shkodër, u pat zgjedhur edhe president i saj. Madje per disa vite ka mbajtur edhe postin e presidentit te Federates Shqiptare te Shahut.

Çesk Jubani do të kujtohet nga të gjithë dhe jo vetëm si sportist por edhe si mësues shumë i pasionuar i lëndëve matematikë- fizikë. Por gjate jetes se tij ai eshte shquar edhe aktor teksa ka luajtur disa role ne teatrin “Migjeni.

Por personazhi i ketij shkrimi në jetën e tij ka patur dhe jo pak vuajtje si pasojë e perndjekjes që i ka bërë sistemi komunist duke e dënuar me disa vite burg megjithatë ia ka dalë të ruajë vlerat e tij njerëzore dhe sportive. U nda nga jeta me 14 korrik te vitit 2017 ne moshen 82 vjeçare, por duke lene pas shume kujtime te mira me te cilat do te kujtohet gjate.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments