HomeKRYESOREBayern Munich e tundoi me ofertë Lamine Yamalin, bavarezët e donin edhe...

Bayern Munich e tundoi me ofertë Lamine Yamalin, bavarezët e donin edhe Gavin

Gazeta gjermane Bild ka zbuluar se Bayern Munich ishte afruar për të nënshkruar me dyshen, Lamine Yamal dhe Gavi në vitin 2022. Sipas raportimit, drejtuesit bavarezë zhvilluan bisedime me agjentin e Yamalit, fillimisht duke e përfshirë në diskutim edhe mesfushorin Gavi. Klubi gjerman dëshironte të takohej edhe me prindërit e Lamine Yamalit, ndërsa agjenti i tij premtoi se do t’ia përcillte interesimin familjes.

Drejtuesit e atëhershëm të Bayern Munich, Hasan Salihamidzic dhe Marco Neppe, u kthyen në Mynih me përshtypje pozitive pas takimeve, por gjithçka ndryshoi më vonë.

Në atë kohë, Lamine Yamal vlente vetëm rreth 5 milionë euro dhe, për shkak të moshës, nuk mund të transferohej deri sa të mbushte 16 vjeç. Vetëm tre muaj para se të arrinte atë moshë, ai debutoi në La Liga nën urdhrat e Xavit, duke treguar talentin e jashtëzakonshëm dhe duke e bërë praktikisht të pamundur largimin nga Barcelona.

Ndërkohë, lojtari ndërroi agjent dhe Bayern Munich tentoi sërish përmes Jorge Mendesit, por sulmuesi i ri vendosi të qëndronte në “Camp Nou”, i bindur për të ndërtuar karrierën te Barça.

Gjermanët kishin shprehur interes edhe për Gavin, por as mesfushori andaluzian nuk pranoi largimin. Sot, të dy – Lamine Yamal dhe Gavi – janë kthyer në lojtarë kyç për skuadrën e Barcelonës.

Dyshja parashikohet se do të qëndrojnë gjatë në Barcelonë, pasi projekti është ndërtuar rreth tyre, duke e pasur parasysh edhe moshën e re që kanë. /Telegrafi/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments