Beselidhja dhe Basania kane zhvilluar nje test miqesor me njeria- tjetren vetem pak dite perpara startit te kampionatit te kategorise se dyte ku ato do te marrin pjese. Ndeshja eshte luajtur pasditen e djeshme ne stadiumin e Lezhes dhe eshte fituar nga vendasit me rezultatin 3-2-

Takimi ka nisur me mire per Beselidhjen e cila ka arritur te shenoje dy gola njeri pas tjetrit ne pjesen e pare, fillimisht me ane te futbollistit Napolon Marku dhe me pas me Alket Tatej dhe ne kete menyre ky 45 minutesh eshte mbyllur me avantazhin 2-0 ne favorin e tyre.

Ne pjesen e dyte trajneret Smajli e Lika kane bere zevendesime te shumta, nderkohe qe Basania ka arritur te barazoje shifrat duke shenuar fillimisht me ane te Brilant Hasajt dhe me pas me Egzon Shimen. Nderkohe ne minutat e fundit te ndeshjes arbitri ka akorduar nje 11-metersh per vendasit.

Nga pika e bardhe Gabriel Qepeli eshte treguar i sakte dhe ne kete menyre i gjithe takimi eshte mbyllur me fitoren 3-2 te Beselidhjes e cila pavaresisht se e ka nisur shume vone stervitjen, tregoi se do te jete nje skuader e forte edhe ne sezonin e ri.

Kampionati i kategorise se dyte starton javen tjeter dhe ndeshjet e javes se pare do t’i luaje me 21 shtator dhe ne hapje te tij Beselidhja do te prese ne Lezhe Albanet, ndersa Basania do te luaje ne transferten e Vores kunder ekipit Adriatiku./www.shkodrasport.com/