Vllaznia ka vijuar me përgatitjet gjatë kësaj jave për ndeshjen gjysmëfinale të kampionatit përballë Dinamos. Shkodranët kanë pasur grupin e plotë, duke shtuar kështu mundësitë e zgjedhjes për Bradriç.
Me trajnerin gjerman që po ashtu i gëzohet edhe atmosferës shumë pozitive, që ekziston në skuadër para ndeshjeve më vendimtare të sezonit. Kështu, ish-futbollisti i Bayer Leverkusenit duket se ka bërë zgjedhjet e tij të formacionit në prag të duelit me Dinamon.
Për kreun e pankinës shkodrane qëndron vetëm një dilemë dhe ajo lidhet me qendrën e mbrojtjes, ku për momentin në rivalitet duken Bajrami dhe Repaj për një fanellë titullari. Në pozicionet e tjera nga porta do ta nisë Jukaj.
Në mbrojtje nga e djathta do të jetë Gurishta e ndërsa në të majtë Jago, teksa kthehet titullar edhe Stojanoviç në qendër të prapavijës. E ndërsa ende nuk dihet se kush mund të jetë partneri i serbit.
Po ashtu, në mesfushë, nuk duket se do të ketë ndryshime në krahasim me javët e fundit, me treshen Krymi-Deliu-Qato që pritet të formojnë repartin. Në sulm i paprekshëm është Bekim Balaj, me kapitenin, i cili do të ketë nga krahët edhe mbështetjen e Malës dhe Dodajt.