HomeKRYESORECessena merr vendimin për pukjanin Cristian Shpendi

Cessena merr vendimin për pukjanin Cristian Shpendi

Futbollisti me origjinë nga Puka Cristian Shpendi nuk mund ta ëndërronte një fillim më të mirë në Serie B. Pas 20 golave ​​sezonin e shkuar me Cessena në Serie C, qendërsulmuesi shqiptar realizoi dy golësh në sfidën e parë kundër Carrarese dhe e filloi kampionatin me këmbën e mbarë.

Me paraqitjen e tij, ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të Serie A si Fiorentina, Torino, Napoli, Monza dh Cagliari. Por drejtuesit e Cessena janë të bindur; ata nuk do të heqin dorë nga xhevahiri i tyre në këtë vit futbollistik raporton Tuttomercatoweb.

Shpendi konsiderohet si një element tepër i rëndësishëm për skuadrën e Michele Mignani-t. Për më tepër që drejtuesit besojnë se lojtari mund të bëjë një tjetër sezon si protagonist këtë herë në Serie B, që mund ta rrisë edhe më shumë vlerën e kartonit të tij.

Kjo do të ndihmonte në verën e ardhshme që të rriste të ardhurat për klubin e Cessena, për të bërë të tjera ndërhyrje në merkato.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments