HomeKRYESOREDy tenistet shkodrane Glora Bushati dhe Nergis Nikprelaj pjesmarrëse në Turneun Ndërkombëtar...

Dy tenistet shkodrane Glora Bushati dhe Nergis Nikprelaj pjesmarrëse në Turneun Ndërkombëtar të Ankarasë

Dy teniste shkodrane do të jenë pjesë e ekipit kombëtar shqiptar të moshave që do të marrë pjesë në një turne të rëndësishëm ndërkombëtar që do të zhvillohet javën e ardhshme në Antalia të Turqisë.

Bëhet fjalë për tenistet Glora Bushati që do të jetë pjesë e kombëtares U14 si dhe Nergis Nikprelaj që do të jetë pjesë e kombëtares U12. Por bashkë me ta do të jetë edhe trajnerja Blearta Ukëhaxhaj e cila do të drejtojë kombëtaren U12 në këtë turne. Kujtojmë që ashtu si dy tenistet, edhe trajnerja në fjalë është pjesë e ekipit “Shkodra Tennis”.

Turneu në të cilin ato do të marrin pjesë është ”ITF/TE 14&U dhe 12&U Development Championships 2025” që zhvillohet në Antalia të Turqisë që zhvillohen gjatë datave 3-12 Mars 2025.

Kuptohet që synimi i tenisteve Bushati dhe Nikprelaj do të jetë një paraqitje sa më e mirë në këtë turne, por kuptohet që e rëndësishme është që të dyja ato të paraqesin vlerat e tyre. Kujtojmë që këto dy teniste e kanë një shembull që duhet të ndjekin, atë të Gresi Bajrit e cila ka shumë arritje në arenën ndërkombëtare.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments