HomeKRYESOREE quanin ‘Perandori’, Adriano: Askush nuk shqetësohet më për mua

E quanin ‘Perandori’, Adriano: Askush nuk shqetësohet më për mua

Ka qenë një nga emrat më të njohur të futbollit botëror, por tashmë ish-sulmuesi i Interit dhe Brazilit, Adriano, tregon se askujt nuk i intereson më si është ai.

Braziliani është kthyer prej vitesh të jetojë në Brazil dhe ka zbuluar se marrëdhëniet me ish-shokët e skuadrave në të cilat ka luajtur, i përkasin të kaluarës.

“Nuk ka çmim për të qëndruar me personat që do. Nuk jam një person që lëshon intervista, por sot insistova, erdha me kënaqësi. Askush nuk shqetësohet më për mua”, tha “Perandori” në podkastin “Boteco do Chula”, që drejtohet nga ish-futbollisti Aloisio Çulapa.

“I vetmi futbollist që më telefonon për të ditur se si jam është Aloisio Çulapa. Janë të paktë ata të cilët shqetësohen për të tjerët. A e dini cili ishte i vetmi lojtar që ka qarë për mua, si qenie njerëzore? Ishte Aloisio. Kjo është diçka që nuk mund të shpjegohet. Janë gjërat e bukura që mbeten në mendjen tonë”, tha Adriano.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments