Pak ditë më parë vendosi të pranonte ofertën e presidentit Ermir Shimaj për të marrë postin e trajnerit të ekipit të Basanias. Ndoshta në opinionin sportiv pati edhe nga ata që u habitën për këtë zgjedhje të njeriut që e shpalli Vllazninë kampione 24 vite më parë, por ai vetë duket i kënaqur me zgjedhjen e bërë.
Një gjë të tillë e ka shprehur edhe në një intervistë ekskluzive të dhënë për gazetën “Shkodra Sport” kur u shpreh se është i dashuruar me Shkodrën dhe i pëlqen shumë që të punojë aty, me çdo skuadër.
“Shkodra është shtëpia ime e dytë. E dua shumë këtë qytet dhe prandaj jam i gatshëm të punoj me çdo skuadër këtu dhe prandaj e mirëprita ofertën për të drejtuar ekipin e Basanias.
Problemi qëndron te kualiteti i futbollit të luajtur. Duhet të jemi pak më të shpejtë. Kam dy javë që kam ardhur te Basania. Kemi edhe pak kohë për fillimin e kampionatit, por presim edhe ndonjë përforcim tjetër të domosdoshëm.
Unë punoj edhe në këtë gjendje, por e nevojshme është të kemi të tjera përforcime. Bëmë një lojë të bukur, patëm edhe 3-4 shanse. Kjo është një gjë e mirë për mua. Duhet të jemi më të fortë, por gjithsesi jam i kënaqur me lojën”- është shprehur ai.
Të plotë prononcimin e trajnerit Dervish Haxhiosmanoviç mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të gazetës “Shkodra Sport” në youtube duke klikuar në linkun e mësoshtëm: