Nga Maringlen ZHIVANI

Beselidhja qe prej se shtunes ka qene pa trajner sepse Dritan Smajli dha doreheqjen nga ky post. Megjithate nje situate e tille nuk ka zgjatur shume sepse drejtuesit e ketij klubi e kane gjetur menjehere zevendesuesin e tij.

Behet fjale per nje tjeter emer te njohur te futbollit shqiptar, Edmond Dalipin. Ky i fundit do te jete trajneri i ri i skuadres lezhjane qe do te nise punen menjehere per ta drejtuar ate dhe per ta çuar drejt arritjes se objektivave qe kane vene drejtuesit e klubit.

Dalipi ne sezonin e kaluar ka qene trajner i ekipit te Luftetarit, por drejtuesit e tij vendosen te mos rinovojne kontraten me kete trajner ngaqe skuadra nuk arriti objektivin e saj, ngjitjen ne kategorine e pare. Per kete arsye, ai u largua duke i lene vendin trajnerit Besmir Shabani.

Por per ish- futbollistin e njohur nuk ka qene e gjate koha e pushimit sepse nje telefonate e bere diten e djeshme nga presidenti i Beselidhjes Xhulio Noka, ka sjelle edhe marreveshjen me te dhe ne kete menyre ai do ta drejtojne skuadren lezhjane ne vazhdimin e sezonit.

Kujtojme qe ajo pas tre javesh kampionat ka arritur te grumbulloje 6 pike duke qene e pozicionuar ne vendin e trete te renditjes, nderkohe qe dy skuadra e para- Iliria dhe Luzi kane vetem nje pike me shume se ajo./www.shkodrasport.com/