Nga Maringlen ZHIVANI
Vesel Limaj është një nga futbollistët më të mirë që ka luajtur në Superiore në vitet e fundit dhe normalisht, ai është në shënjestër skuadrave të ndryshme. Edhe pse nuk ka ende ndonjë gjë konkrete, mesfushori ka interesim nga Turqia dhe nuk është çudi që deri në fund të merkatos, ai të firmosë për një skuadër turke.
Në sezonin e fundit te Malisheva, futbollisti ka ditur që të lërë shenjë, sepse ka qenë ndër më të mirët. “Shkodra Sport” zbulon se futbollisti është në shënjestrën e Manisa dhe Sariyer në Ligën e Parë në Turqi. Të paktën, kështu thonë burime pranë futbollistit. Për momentin, nuk ka asgjë konkrete, por është e sigurt që e ardhmja e Vesel Limaj do të jetë në Turqi.
Ky futbollist vlerësohet shumë edhe në “Transfermarkt”, pasi është një nga ata lojtarë që ka shumë eksperiencë si në Shqipëri, edhe në Kosovë. Vlera e Limajt në “Transfermarkt”, aktualisht është 325-mijë euro.
Mesfushori ka luajtur 31-ndeshje, ka shënuar dy gola, ka dhënë një assist dhe është aktivizuar 2411-minuta këtë sezon me Malishevën në Kosovë, si në kampionat, ashtu edhe në Kupë. Në këtë moment, interesimi për Limaj është i madh dhe sezoni i ri mund ta gjejë në Turqi, pasi ka rënë në syrin e menaxherëve atje.(www.shkodrasport.com)