HomeFUTBOLL - KATEGORIA E DYTEElvis Plori kandidati kryesor për pankinën e Besëlidhjes. Lakohen edhe emrat e...

Elvis Plori kandidati kryesor për pankinën e Besëlidhjes. Lakohen edhe emrat e Cungut, Shytanit dhe Bicajt

Presidenti i ardhshem i Beselidhjes se futbollit, biznesmeni i njohur shkodran Pjerin Fushaj ndonese ende nuk eshte zyrtarizuar ne kete post, mesohet te kete nisur kontaktet me trajnere te ndryshem, duke dashur te gjeje te pershtatshmin per ta drejtuar skuadren ne sezonin e ri.

Duhet thene se jane disa kandidatura ne tavolinen e tij ku me favoriti duket se eshte Elvis Plori. Trajneri i njohur shkodran qe aktualisht drejton Vllaznia U19, pelqehet shume ne ambientin lezhjan dhe si rrjedhoje ai ka me shume avantazhe per te marre kete post, megjithese ditet e fundit po lakohen edhe emra te tjere.

Gazeta “Shkodra Sport” meson se presidenti Fushaj ka edhe alternativa te tjera si per shembull Armando Cungu, Arber Shytani por edhe Ditmar Bicaj. Nje gje eshte e sigurte se brenda kesaj jave gjithçka do te marre zgjidhje dhe Beselidhja do ta kete trajnerin e ri qe do te nise menjehere nga puna.

Kjo sepse skuadra eshte shume e vonuar me nisjen e pergatitjeve per sezonin e ri qe starton me 18 shtator dhe kjo sigurisht qe eshte nje disavantazh i madh. Megjithate fale projektit qe ka presidenti Fushaj, pritet qe Beselidhja shume shpejt te behet nje ekip konkurrues.

Vitet e fundit ajo ka kaluar momente te veshtira dhe kjo ka bere qe drejtuesit e Bashkise Lezhe te kerkojne nje president tjeter, me me shume ambicie dhe si rrjedhoje Pjerin Fushaj duket me i pershtatshmi per ta rikthyer kete skuader serish aty ku i takon te jete.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments