HomeFUTBOLL - KATEGORIA E DYTEHidhet shorti i kategorisë së dytë, java e parë rezervon sfidën Basania-...

Hidhet shorti i kategorisë së dytë, java e parë rezervon sfidën Basania- Besëlidhja

Eshte hedhur diten e sotme shorti i kategorise se dyte te futbollit shqiptar dhe ai qe ne javen e pare ka dhuruar disa sfida shume interesante. Keshtu, perballja e pare nga jane drejtuar syte e te gjitheve eshte ajo ne mes Basanias dhe Beselidhjes.

Kjo e fundit duket se do te jete nje skuader shume e forte pas ndryshimeve te fundit, por edhe vendasit veshtire se do te heqin dore nga pretendimet e tyre. Nga ana tjeter, kjo do te jete edhe nje sfide e nxenesit (Elvis Plori) ndaj profesorit (Dervish Haxhiosmanoviç).

Veleçiku nga ana tjeter do ta nise ne transferte dhe ne javen e pare do te luaje ne Durres ndaj Adriatikut, ndersa Terbuni do te luaje ne Librazhd ndaj Sopotit vendas. Kampionati do te startoje me 27 shtator.

Kalendari i javes se pare:

Adriatiku 2012 – Veleçiku
Albanët – Luz i Vogël 2008
Naftëtari – Valbona
Basania – Besëlidhja
Sopoti – Tërbuni
Erzeni – Gramshi

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments