HomeFUTBOLLIgea Virtus e nis mbarë kampionatin, shkëlqen në rradhët e saj mbrojtësi...

Igea Virtus e nis mbarë kampionatin, shkëlqen në rradhët e saj mbrojtësi shqiptar Gerard Mirashi

Igea Virtus ku luan mbrojtesi shqiptaro-italian Gerard Mirashi, i beri nje nisje te mbare sezonit futbollistik 2025-2026. Skuadra e trajnerit Marra ne pjesen e pare ishte e papermbajtur ku sulmi funksionoi shume mire fale mbeshtjes se mesfushes e mbrojtjes ku si gjithnje shtatelarti Gerard Mirashi dha kontributin e tij ne mbylljen e 45 minutave te para duke shenuar tre here ne porten e Sancataldese.


Autore e golave ishin Samaka ne 14′ e 45÷2′ si dhe Di Mino 45′ duke entuziasmuar 2000 spektatoret ne stadiumin “D’Alcontres Baroni”.


Ndeshja mori rrjedhe tjeter ne pjesen e dyte ku skuadra e Sancataldese arriti t’i jape ndeshjes nje kthese duke shenuar dy here ne porten e Igea Virtus duke e bere ate dramatike dhe emocionuese, ku autore te dy golave ishte Castro ne fundin e takimit ne minutat 85 e 90+2.


Megjithate skuadra vendase Igea Virtus arriti te mbroje fitoren fale dhe lojes plote rendiment te Mirashit ne rolin e tij tashme te konsiliduar si mbrojtes. Skuadra Igea Virtus qe luan ne Seria D ka si objektiv te zere vendin e pare ne kete grup.

NAMIK MEHMETI
FIRENZE 8.9.2025

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments