Pas nje sezoni te kaluar tek Beselidhja, portieri nga Malesia e Madhe Leonard Kaçka ka vendosur te ndryshoje serish ambient. Kete here per te provuar fatin e tij ne kategorine e pare dhe eshte pikerisht ekipi i Apolonise qe ka kerkuar sherbimet e tij dhe madje e ka federuar tashme duke e patur te gatshem qe ne ndeshjen e fundjaves.

Kaçaj siç dihet eshte formuar si futbollist tek Akademia Vllaznia dhe me pas u huazua tek ekipi i Veleçikut me te cilin luajti ne sezonin 2022-2023, periudhe kur ate e drejtonte trajneri Dritan Smajli. Me kalimin e ketij te fundit tek Beselidhja, ai e mori me vete edhe portierin e talentuar.

Si rrjedhoje edhe ne Lezhe Kaçaj ka bere paraqitje te mira dhe kjo gje ka sjelle edhe interesimin e drejtuesve fierake te cilet e kane bindur per te mbrojtur porten e Apolonise ne sezonin e ri. Marreveshja eshte arritur dhe ai tashme do te jete pjese e kesaj skuadre.

Leonard Kaçaj konsiderohet nje portier me te ardhme dhe me siguri qe tek Apolonia do te kete mundesine per te treguar serish vlerat e tij dhe mbase kjo skuader mund te jete nje trampoline per te edhe per ne Superlige./www.shkodrasport.com/