Ne nje kohe qe Laçi ka patur probleme me organiken e tij (se fundi Ujka nuk pranon te luaje se deshiron te largohet, ndersa Barjamaj eshte ne kerkim policor), drejtuesit e tij jane vene ne levizje per te gjetur zgjidhje te tjera dhe ne fakt sot i kane bere konkrete.

Titan Hamed Konate dhe Sory Ouattara janë dy lojtarët më të rinj të Laçit. Klubi kurbinas i ka prezantuar së fundmi, ndërsa janë vendosur nën urdhërat e trajnerit Armando Cungu.

Kjo dyshe vjen nga Bregu i Fildishtë dhe janë sjellë në Shqipëri nga menaxheri i njohur shkodran Benardin Kulla. Laçi e ka treguar besimin te lojtarët në fjalë dhe përmes kontratave që ka firmosur, që janë 4-vjeçare.

“KF Laçi njofton se ka arritur marrëveshjen për 4 sezonet e ardhshme me dy futbollistët nga Bregu i Fildishtë, Titan Hamed Konate dhe Sory Ouattara”, shkrun Laçi në njoftimin e tij.