Shtyrja e kampionatit për shkak të koronavirusit në Shqipëri dhe mbarë botën e ka kthyer ish-futbollistin e Shqipërisë dhe Flamurtarit Sokol Kushta në vitin 1997, kur kuqezinjtë humbën titullin kampion për shkak të vazhdimit të Kategorisë së Parë (sot Kategoria Superiore) me formulën e “play-off”-it në Tiranë.

SOKOL kUSHTA

Kushta, atë sezon kapiten i Flamurtarit, publikon një foto të njërës prej përballjeve të atij sezoni mes pretendetëve për titull kampion Tiranës dhe Flamurtarit, ku vlonjatët fituan 1-0.

Duke qenë se Flamurtari i atij sezoni mposhti fituesin e atij kampionati, bardheblutë, Kusha tregon zhgënjimin se si kuqezinjtë nuk arritën të fitonin dot titullin kampion.

Dhe ne fakt jane jo te pakta rastet kur ekipet e kryeqytetit jane favorizuar ne kete drejtin, ashtu siç pretenduar edhe beratasit pak dite me pare per titullin kampion te mohuar ne vitin 2000.