HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKatër futbollistë munguan tek Vllaznia kundër Deçiqit, ja arsyeja

Katër futbollistë munguan tek Vllaznia kundër Deçiqit, ja arsyeja

Nga Endri ÇINARI

Për Vllazninë në ndeshjen miqësore kundër Deçiçit ishin vetëm 2 futbollistë të cilët nuk zbritën për asnjë minutë në fushën e lojës. Ata ishin Esat Mala dhe Elmando Gjini, me mesfushorin dhe mbrojtësin që nuk u konsideruan aspak për këtë duel. Nga sa bëhet e ditur ky ka qenë thjesht një vendim taktik i trajnerit Martini, që ka dashur të provojë futbollistë të tjerë në rolet që mbulojnë dy lojtarët e sipër përmendur. Pasi të dy konsiderohen si titullarë absolutë të formacionit kuqeblu.

Në këtë mënyrë për asnjërin prej tyre nuk ka probleme fizike, të cilat mendoheshin se i kishin lënë jashtë sfidës me tuzianët. E po ashtu të dy lojtarët kanë “shijuar” një ditë më shumë pushimi se sa kolegët e tyre të cilët zbritën në fushën e lojës. Për Vllazninë në këtë miqësore munguan edhe Kristian Dros dhe portieri, Aron Jukaj.

Po ashtu edhe kjo dyshe jo për shkak të lëndimeve fizike, por për arsyen e angazhimit të tyre me kombëtaret. Ku mesfushori është pjesë e listës së kombëtares së Moldavisë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin 2026. E ndërsa Jukaj po ashtu është i grumbulluar për kombëtaren U-21 të Shqipërisë.

Të gjithë këta futbollistët pritet që deri në mesjavë t’i bashkohen grupit të Vllaznisë dhe të rivihen nën urdhërat e trajnerit Martini. Me ish-fantazistin që e ka ekipin e plotë dhe mund të mbështetet në secilin prej elementëve që ka aktualisht në organikë për ndeshjet e ardhshme.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments