HomeFUTBOLL - KATEGORIA E DYTEKryebashkiaku Ndreu shpall synimet e Besëlidhjes: Objektivi ynë është Superliga!

Kryebashkiaku Ndreu shpall synimet e Besëlidhjes: Objektivi ynë është Superliga!

Besëlidhja po përgatitet fuqishëm për ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar. Vetëm ditën e sotme, klubi ka nënshkuar me 5 futbollistë të njohur si Kadri Birja, Abaz Karakaçi, Arsid Kruja, Spartak Ajazi dhe Dritmir Beci. Ndërkohë ka ardhur edhe reagimi i Kryetarit të Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu për ringritjen e ekipit dhe bashkëpunimin:

“Nisur nga shume deshira, diskutime, hamendesime e pritje te gjata, por mbi te gjitha nga disa fantazi “tifozash te helmuar”, ju bej me dije se: Bashkia Lezhe ka kohe qe ka kontaktuar me biznesin per te zgjidhur ceshtjen e futbollit lezhjan!

Kane qene pikerisht garancite qe Kryetari i Bashkise i ka dhene biznesmenit Pjerin Fusha per mbeshtetje dhe per te mos e lene vetem! Sot ka nje harmoni mes Bashkise dhe Presidences se re, per Drejtorin Sportiv, trajnerin dhe ecurine e metejshme qe ka si objektiv Superligen!

Të paktën nga sa thuhet nga burime pranë numrit 1 të Bashkisë së këtij qyteti, synimi është që duke marrë edhe modelin e ekipit të basketbollit të Besëlidhjes, të ngrejë edhe atë të futbollit. Kuptohet që në këtë sport gjërat ndryshojnë dhe për t’u ngjitur në elitë dhe për t’u shpallur kampion, duhet të bëhen bashkë shumë faktorë.

Megjithatë Pjerin Ndreu ka treguar se mund t’ia dalë dhe duke bashkëpunuar edhe me biznesmenë si Pjerin Fushaj e të tjerë, mund t’ia dalin ta rikthejnë Besëlidhjen e futbollit në nivele të larta.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments